OKB akuza të forta Qeverisë Rama: Ka dërguar armë drejt Kongos në shkelje të rezolutës së vitit 2004

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka adresuar kritika ndaj disa vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë se kanë dërguar ármë në Republikën Demokratike të Kongos. Ndërkohë vetë Shqipëria, përmes së zëdhënësit të kryeministrit Edi Rama, i ka cilësuar të pavërteta këto pretendime që kanë gjetur jehonë dhe në mediat e huaja.

Ligjërisht ndaj Republikës së Kongos nuk ka sanksioneve, por ka një rregull të vendosur më herët, që shtetet që çojnë ármë drejt saj, duhet të njoftojnë fillimisht OKB-në, në bazë të një rezolute që është nënshkruar mes vendeve që prej vitit 2004.

Një raport nga ekspertët e OKB-së thotë se disa vende “kanë dorëzuar sasi të konsiderueshme ármë, municioni, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë e vendit. Po ashtu janë dërguar dhe helikopterë civilë të përshtatur për përdorim ushtarak. Raporti është konfidencial, ndërkohë që publikimi i tij është bërë fillimisht nga AFP.

Vende të tjera të përmendura nga KB përfshijnë Rumaninë, Turqinë, Afrikën e Jugut, Izraelin, Kinën, Iranin, Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Veriut, Sudanin dhe Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë dekadës së fundit, një pjesë e madhe e logjistikës ajrore të FARDC (ushtria) mbështetej në një flotë transporti e regjistruar me emra civilë të huaj që vepronin në kundërshtim me normat dhe rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe kombëtar,” shkruan raporti.

“Disa nga materialet e dorëzuara për FARDC u transferuan më vonë te grupet e ármatosura në lindje” të Republikës së Kongos, vazhdon raporti.

OKB paralajmëron se ármët që dërgohen në Kongo po përfundojnë në duart e militantëve. Vendi është kapur në dhunë ushtarake për disa vite, rreth 1 mijë njerëz kanë vdekur, dhe 500 mijë të tjerë janë larguar nga vendi vetëm në muajt e fundit.

Artikulli paraprakVideo/ Vasili demaskon Ramën: Nuk ka dhe nuk ekzistojnë 15 kushte thotë gënjeshtari dhe mashtruesi ordiner
Artikulli tjetërE paprecedent! Rama nxjerr emrat e dy regjisorëve të prekur me Covid-19