Dëmtimi është i rëndë, Ibra mbyll sezonin

Zlatan Ibrahimoviç mbyll sezonin. Për një moment të vetëm nuk do të flitet për të ardhmen e suedezit, por për gjendjen e tij fizike. Një lajm i hidhur vjen për të gjithë tifozët e Man.United dhe trajnerit të tyre Jose Mourinho. Sulmuesi kryesor i “Djajve të Kuq” e mbyll  sezonin përpara kohe, duke krijuar kështu një boshllëk të madh për skuadrën e teknikut portugez. Shkak është bërë dëmtimi që Zlatan pësoi në pjesën e gjurit, në minutat shtesë gjatë  ndeshjes çerekfinale kundër belgve të Anderleht. Tekniku i skuadrës angleze, pas përfundimit të takimit u pyet në lidhje me gjendjen e Zlatan, por pavarësisht dëshirës së tij për të qenë optimist dhe se asgjë nuk do të ishte serioze, por që do t’i duhej të priste përgjigjen nga ana e stafit mjekësor.
Përgjigjja e shumë pritur e testeve mjekësore erdhi dhe nuk ishte aspak ajo që “Special One” do të dëshironte të dëgjonte. Lajmi për dëmtimin e Zlatan konfirmohet nga mediat angleze. Një humbje e madhe kjo për Man.United në këtë fazë të kampionatit, por edhe për ndeshjen gjysëm finale në Europa League, ku “Djajtë e Kuq” do të përballen me një kundërshtar jo dhe aq të lehtë siç është Celta Vigo. Nëse Man.United do të arrijë në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Stochkolm të Suedisë, që përkon dhe me vendin e lindjes së sulmuesit, gjasat janë që ai të mos ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij, në fitimin e këtij trofeu.

Artikulli paraprakSimeone grumbullon Keidi Baren përpara Çerçit
Artikulli tjetërÇmenduri për Bonuçin