Simeone grumbullon Keidi Baren përpara Çerçit

Alesio Çerçi tek Atletiko e Madridit ka qenë prej kohësh një fantazmë, por Diego Simeone është duke i hequr “pluhurin” dhe ndaj Osasunës e zbriti në fushën e lojës për disa minuta. Rikthimi i tij me fanellën bardhekuqe nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Atletikos së Madridit, të cilët e fërshëllenin sa herë mesfushori italian prekte topin.
Nëse tifozët nuk i ka bërë ende për vete, Çerçi është duke fituar dalëngadalë respektin e trajnerit Simeone. Por kjo gjë nuk u shpëton italianëve, të cilët në një artikull ku raportojnë rikthimin e tij, kanë përmendur mesfushorin shqiptar Keidi Bare. “Pak muaj më parë, Simeone as nuk i hidhte sytë nga Çerçi dhe preferonte të grumbullonte mesfushorin e ri shqiptar Keidi Bare, i cili ka dalë nga Akademia e Atletikos. Mirëpo, gjërat tani janë duke ndryshuar dhe italiani mund të fitojë çdo ditë më shumë terren”, shkruan “Gazzetta Dello Sport”.

Artikulli paraprakSadiku e Alioski, idhuj të tifozëve
Artikulli tjetërDëmtimi është i rëndë, Ibra mbyll sezonin