Berisha: Rrëzimi i zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR legjitimon një kryengritje qytetare

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se rrëzimi i zgjedhjeve nga qytetarët dhe raporti i OSBE/ODIHR legjitimojnë një kryengritje paqësore për të përmbysur regjimin. Berisha deklaroi se ishte kundër çdo marrëveshje me Ramën.

Mbi të gjitha komentet dhe aludimet që po bëhen ditët e fundit për një koalicion PS-PD ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh kategorisht kundër një koalicioni të tillë.

“Në të gjithë vlerësimin tim një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse një “colpo di grazia” (goditja e mëshirës) për sistemin shqiptar, “goditja e mëshirës” për atë që deri dje quhej si demokraci dhe që sot nuk është, por që një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë për cdo shqiptar për të marrë shtetin ligjor.

Nëse do të behej një koalicion do të përjetohej celikosja e këtij narkoshteti. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të tillë me PS që krijoi këtë sistem. PD duhet të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve.

Mendoni se do i thosha Bashës të kundërtën e asaj që po ju them juve? Kurën e kurës! Unë nuk e mohoj. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e 2017-ës. Ajo nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, por nënkuptonte zgjedhje normale. Unë isha që të bëhej një kompromis për zgjedhje të reja” – tha Berisha.

Artikulli paraprakEdi Rama pengmarrës dhe i marrur peng!
Artikulli tjetërFaqja e pare