Edi Rama pengmarrës dhe i marrur peng!

Nga Qamil Gjyrezi

Edi Rama është pengu i bëmave të tij në këto 6 vite qeverisje të Rilindjes dhe pengmarrës i institucioneve dhe i demokracisë në Shqipëri! Edi Rama është pengu dhe pengmarrësi i krizës së përfaqësimit në Shqipëri!

Tre nga K/Bashkiakët e prezantuar në zgjedhjet e dështura të 30 Qershorit rezultojnë të jenë ish-trafikantë droge, persona të akuzuar në vendet ku kanë emigruar dhe persona që kanë përdorur disa identitete për të mbuluar bëmat e tyre dhe drogën e shpërndarë!

Edi Rama është gjithashtu pengu i Gjykatës Kushtetuese dhe i institucioneve te dala nga zgjedhjet e 30 Qershorit gjithashtu edhe parlamentit jo-funksional! Ose e shkruar qartë! Edi Rama i ka marrë peng parlamentin aktual, pushtetin lokal dhe Gjykatën Kushtetuese! Edi Rama ka marrë peng parlamentin aktual, që është kthyer në landfill, për grabitjen 295 milionë Eurove, sic deklaron Basha!

Kështu që opozita dhe zoti Basha e kanë shumë të vështirë të bëjnë pakt me një pengmarrës dhe një të marrë peng si Edi Rama! Opozita dhe Zoti Basha kanë dëshirë të bëjnë pakte në favor të Shqiptarëve dhe stabilitetit në vend! Opozita dhe Zoti Basha e kanë shumë të vështirë të bëjnë pakt me Edi Ramën, që ka shkelur të gjitha parimet dhe standartet demokratike të një vendi dhe është “kryeshkaktari” i krizës politike aktuale në vend!

Opozita dhe Zoti Basha janë dakord për celjen e negociatave për në B.E., jo për pengmarrësin e këtyre negociatave Edi Rama, po për shqiptarët që janë marrë peng nga një kryeministër i papërgjegjshëm! Edi Rama e mban peng prokurorinë, por nuk mund të mbajë peng Gjermaninë që kërkojn haptas arrestimin e të korruptuarve dhe oligarkëve dhe me emër Saimir Tahirin!

Prandaj pengmarrësit Edi Rama, i ka “ngelur sharra në gozhdë”! Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe i shumë Rilindasve të tjerë të përfshirë në afera të mëdha korruptive! Edi Rama nuk është vetëm peng për shkak të dosjes “Xibraka”, por këto Rilindas nuk kanë “luajtur nga mendja”, të bëjnë burg për pengmarrësin Edi Rama që i ka marrë peng të gjithë shqiptarët!

Prandaj duhen zgjedhjet e lira të parakohëshme, që të shpëtojnë të gjithë nga pengmarrësi Edi Rama dhe nga ata Rilindas, që e kanë marrë peng këtë kryeministër humbës!

Artikulli paraprakTao Tao nuk voton kandidaturat e presidentit sepse nuk janë të dënuar për trafik droge…
Artikulli tjetërBerisha: Rrëzimi i zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR legjitimon një kryengritje qytetare