‘Berisha-Bardhi, pa princip”/ Komisionet hetimore, Kulluri: S’po bëjnë asnjë punë!

Ecuria e komisioneve parlamentare u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Edvin Kulluri dhe analistin Plator Nesturi.

Kulluri u shpreh se komisionet e dakordësuara mes mazhorancës dhe Rithemelimit nuk po japin asnjë produkt, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij opozita nuk ka anjë përfitim prej tyre, por e gjithë fitorja i takon socialistëve.

‘Praktikisht komisionet kanë hequr atë mundësi që të kishin një farë produkti që kishin deri para dy vitesh. Jemi vend m traditë të dobët demokratike. Ka pasur raste që kanë dhënë produkt. Me kufizimin e disa të drejtave është ngushtuar dukshëm hapësira për të ushtruar funksion. Një detyrë themelore është të hetohet mazhoranca. Nuk po bëjnë dot asnjë punë. Nuk merren vesh për asgjë.

Produkti i uljes në tryezë të Rithemelimit me Rilindjen. Ishte një situatë win-win për mazhorancën. Reforma elektorale nuk po ecën. Askush nuk po e kupton pse u prish komisioni i reformës zgjedhore. Nuk janë nisur për të bërë reformë zgjedhore. Nuk ka produkt politik. Nuk ka kohezion. Kur Berisha dhe Bardhi nuk merren vesh në tavolinë’, tha Kulluri.

Nesturi u shpreh se këto komisione duhet të shërbejnë për publikun, gjë e cila nuk po ndodh.

‘Nuk mund të ketë një rezultat që në fund të ditës njëra pjesë do mburret te shefi dhe pjesa tjetër do mburret e pe shef si e mbrojtëm retorikën tonë. Nuk po operohet për të vajtur tek opinioni publik. Janë thjesht, raporte të njerëzve që janë në komisione për të rritur apo dobësuar rolet apo pushtetet e tyre politike. Duket se të gjitha palët janë në funksion të zgjedhjeve parlamentare’, u shpreh Nesturi.

Kulluri shton nga ana tjetër, se bashkimi Bardhi-Berisha nuk ka princip pas ata kanë ide të kundërta, ndërsa Bardhi dhe deputetët e tjerë janë bashkuar me Berishën vetëm prej numrit të votuesve.

‘Bashkimet duhet të jenë principiale. Partitë politike nuk janë të bashkohen dy vetë. E thanë vetë se jemi bashkuar me Berishën se ka më shumë vota se PD-ja zyrtare. Kjo është karrierizëm. Nuk ka asgjë parimore. Ti në fakt nuk ke asnjë votë dhe po shkon të marrësh vota qyl. Kurse ato i kanë ato vota prej Sali Berishës, prej rezistencës së tyre. Nuk e përfaqëson dot zoti Berisha dhe zoti Malltezi shtresën e pronarëve. Nuk bien dakord për SPAK dhe non-grata.

Si mund të ketë bashkim kur nuk merren vesh për asgjë? Kam menduar që ky grup deputetësh që nuk donin Bashën dhe as Berishën. Këta do bëhen si parti politike si zgjidhje politike. Jo vetëm që nuk bën dot një projekt politik, por treguan se janë produkt i listave të mbyllura par exellence. Thjesht po ndryshojnë shefin e protokolleve. Prandaj kërkojmë listat e hapura, votimin elektronik’, shtoi Kulluri.

Artikulli paraprak27 -prilli -epilogu i peligrinazhit poshtë ballkonit të marrëzisë!
Artikulli tjetërBasha në Euronews: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative