Basha në Euronews: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku përballë Mirela Milorit tha se demokratët duhet të bashkohen për të zgjidhur problemet e krijuara në 12 vite.

Sipas tij pozita duhet të niset nga qëllimi për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, e për këtë Partia Demokratike është e hapur për bashkimin.

Basha tha gjithashtu se në dy vite e gjysmë, opozita dhe përçarja e saj, kanë ndihmuar kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

Basha: “Vija blu është të bashkohemi rreth një alternative që u jep shpresë dhe besim shqiptarëve që këta që pretendojnë të vijnë, nuk bëjnë thjesht rotacion karrigesh, por realisht do të merren dhe do të zgjidhin problemet e bëra kapicë për 12 vite nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Nëse nisemi nga kjo, atëherë ka kaq shumë punë për të bërë. Sepse me të vërtetë përditshmëria e shqiptarëve ngado që ta kapësh vuan pasojat e kësaj keqqeverisjeje. Nga niveli ekonomik, nga kostoja e jetesës, nga aspekti social është më e mjeruara në 34 vite, krahasoje me Kosovën. Krasoje me Kosovën nivelin e pensioneve, niveli i arsimit, subvencionet për fermerët. Pra po marr vetëm këto 3 kategori. Ka kaq shumë për të bërë nëse ka vullnet për të dalë nga kutia e lojës politike ku është futur duke ndihmuar edhe Edi Ramën dhe partinë socialiste opozita tash 2 vite e pak. Ndaj dhe agjenda jonë politike si PD është fokusuar tërrësisht tek kjo. Shumë shpejt do të bëhet shpalosja e programit që është hartuar në një proces do të thoja nga më të mirët që ka njohur ndonjë parti politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nga ekspertët më të mirë të vendit me mbështetjen e ekspertëve amerikan, gjerman dhe europian. Dhe ky proces do të eci paralel me eidentimin e kandidatëve për deputetë.”

Artikulli paraprak‘Berisha-Bardhi, pa princip”/ Komisionet hetimore, Kulluri: S’po bëjnë asnjë punë!
Artikulli tjetërBasha: Bashkëpunimi me forca të tjera politike vetëm nëpërmjet vlerave themelore