Berisha: Banditë dhe kontrabandistë serbë në Veri të Mitrovicës sulmojnë policinë e Kosovës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës. Policia e Kosovës u sulmua teksa po ndërmerrte një aksion të madh antikontrabandë.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kjo është një lojë e rrezikshme e Beogradit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Banditë dhe kontrabandistë serbë në Veri të Mitrovicës sulmojnë policinë e Kosovës!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Beogradit me falangat e tij të krimit në Veri të Kosovës.

Mbështetje të plotë autoriteteve të Kosovës në përpjekjen e tyre për të luftuar krimin, kontrabandën dhe bandat e tyre dhe për vendosjen e shtetit ligjor në territorin e Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakVjedhja e zyrave të qarkut Vlorë, autori e dinte ku ishin dosjet, kamerat nuk filmuan asgjë!
Artikulli tjetërTensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen