Basha: Vendim i turpshëm për Tahirin, Rama peng i krimit

Kryetari i opozitës, Basha ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës që e liron Tahirin nga të gjitha akuzat e rënda dhe nuk e dënon atë. Basha e ka konsideruar një vendim të turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës.

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, shprehet Bashan ë një postim në facebook.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBerisha: Vendim i turpshëm i ngjashëm me ato të karteleve, shteti ligjor nuk ekziston