Basha uron 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nëpërmjet një mesazhi në Twitter partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve.

Mesazhi i kryetarit Basha

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV.

E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar.

Artikulli paraprakRama kërkon takim me opozitën të hënën
Artikulli tjetërJa si është gënjyer për kapacitetet e kryerjes së tamponëve