Basha: Pyetja që me siguri do shtroni është: Edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ nga Ura Vajgurore është shprehur se, duhet rezistuar edhe pak.

‘Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë?

Jo dhe shumë.

Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj.

Do ta keni afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja’, deklaroi kreu i PD, Basha.

basha1573814365

Artikulli paraprakPresidenti paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme
Artikulli tjetërPremtimi i Bashës për fermerët: 50 milionë euro subvencionim për infrastrukturën në bujqësi