Banorët e Fierit mashtrohen për shpronësimet: Kryetari i Bashkisë na hëngri në besë pas krahëve…

Banorët e Fierit shprehen se janë mashtruar nga kreu i bashkisë për shpronësimet nga projekti i Lumit të Gjanicës. Janë rreth 35 famlije që janë të prekura nga ky projekt. Ata shprehen se, ditën e sotme ju ka dalë një shkresë e cila thekson se, do të shpronësohen vetëm për banesën dhe jo tokën që kanë në zotërim.

“Sot jemi paraqitur tek bashkia dhe në tavolinë ishin lënë të gjitha shkresat në nga ata personat të 15 familjeve është edhe Edmond dhe Valentina Skënderaj. Na thanë se brenda 15 ditët duhet të paraqisni pretendimet tuaja nëse keni pranë Bashkisë Fier si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur ne nuk jemi njoftuar janë ezauruar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi asnjë mundësi për të ankimuar”, u shpreh Valentina Skënderaj

Banorët thanë se, nuk janë dakord me këtë shpronësim që pritet t’iu kalojë dhe për këtë qllim ata kanë bërë sot një kërkesë në Bashkinë e Fierit për t’u takuar me Kryetarin e Bashkisë në këtë qytet, Armando Subashi.

Banorja Valentina Skënderaj u shpreh për televizionin FaxNews se, autoritetet nuk i kanë informuar lidhur më shkresat të cilat janë botuar që në muajin nëntor të 2020, ku tashmë kanë kaluar edhe afatet 15 ditore për të ankimuar vendimet e bashkisë lidhur me shpronësimet e banesave të tyre. Ajo shprehet se kryetari bashkisë i ka prerë në besë duke mos i llogaritur sipërfaqen e tokës që kanë nën pronësi por duke i vlerësuar vetëm banesën.

“Tani na erdhi laku tamam në grykë, gjëja e parë që ne jemi kaq të shqetësuar është sepse Bashkia Fier në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban ka nxjerrë një shkresë që në datën 27.11.2020 dhe ne nuk kemi marrë asnjë lajmërim. Sot duke njoftuar njëri-tjetrin jemi paraqitur tek bashkia dhe në tavolinë aty ishin lënë të gjitha shkresat në nga ata personat të 15 familjeve është edhe Edmond dhe Valentina Skënderaj.

Thuhet se brenda 15 ditët duhet të paraqisni pretendimet tuaja nëse keni pranë Bashkisë Fier si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur ne nuk jemi njoftuar janë ezauruar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi asnjë mundësi për të ankimuar. Veç shtëpisë që e kanë shpronësuar me një vlerë qesharake 160 metër katrorë në mes të Fierit nuk ma kanë quajtur fare, mendojnë se ja kam bërë dhuratë Armandos, por ai duhet të dijë që unë kam 30 vjet në atë shtëpi, kam dy fëmijë jemi 4 familjarë i kemi burra për ti martuar s’ia fal dot Armandos, e dua tokën time.

Është hera e katërt që bëj kërkesë dhe asnjë përgjigje.  Problemi më madh është se ne na hëngri pas krahëve zoti Armand, pasi dy vjet më parë unë e kam me video, ku ai na rreh shpatullat dhe na thotë që unë jam burrë dhe nuk ju ha pas krahëve ju do merrni sa u takon edhe nëse do kompensoheni me vlerën e tregut, në të kundër do të bëheni ortak sepse do të ndërtohet një  pallat 20 kate. Çfarë zhvillim është që mua më heq nga shtëpia në piskun e dimrit dhe unë rri me qera me 300 metra katrorë pse nuk më lejoi dhe mua të jetoj tek ai 20 katëshi.

Edhe më parë banoret kanë protestuar para Bashkisë së Fierit për këtë vendim por përsëri nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritete për të informuar qytetarët lidhur me shpronësimin e banesave të tyre.

Fier 780x405 1

Artikulli paraprakMalltezi denoncon krimin që po ndodh në bregdetin e Jalës
Artikulli tjetërVideo/ Goditet shtazërisht prifti ortodoks në Lezhë, reagon Berisha