Asgjësohet grupi shqiptar që trafikonte drogë në Mykonos

Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte drogë në ishullin Mykonos. Në pranga kanë përfunduar katër shtetas shqiptarë dhe një maqedonas. Sipas komunikatës së policisë, grupi u asgjësua pas një survejimi sistematik dhe verifikimit të veprimtarisë kriminale. Pas kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar sasi të vogla droge si dhe shuma parash në monedha të ndryshme.
Policia sekuestroi 21 gramë kokainë dhe 70 gr kanabis, një peshore precizioni, një numër i madh qesesh plastike që përdoren për ambalazhimin e dozave të narkotikëve, si dhe katër telefona celularë. U gjetën dhe gjithashtu u sekuestruan: 17.045 euro, 1.440 dollarë amerikanë, 1.295 dollarë australianë, që sipas policisë janë produkt i shitjes së drogës.

Artikulli paraprakNë shtator mbyllen 163 qendra shëndetësore në fshatra
Artikulli tjetër“Toka e premtuar”, ja si sakrifikojnë shqiptarët për të hyrë në Angli