“Toka e premtuar”, ja si sakrifikojnë shqiptarët për të hyrë në Angli

Shqiptarët po përdorin mënyra më ekstreme për t’u futur në Angli. Dy shqiptarë janë kapur poshtë një makine, duke udhëtuar kilometra të gjata për t’u futur në “Tokën e premtuar”, duke rrezikuar edhe jetën. Gjashtë anëtarë të një bande që merret me futjen e kladestinëve në Britani do të përballen me burgun, pasi u kapën duke u përpjekur të fusin në mënyrë klandestine shqiptarët në Britani. Ata u arrestuan për dy raste të trafikut të klandestinëve.
Rasti i parë ishte në mars 2015: Gjatë kontrollit të një makine në kufi me Francën policia gjeti brenda në bagazh dy të rritur dhe një fëmijë. Lee Anderson, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Jason Coëley u arrestuan menjëherë. Pesë muaj më vonë një makinë tjetër u ndalua po për kontroll dhe policia zbuloi 2 shqiptarë në bagazhin e makinës. Media britanike publikoi foton.
Për këtë rast u arrestuan shqiptarët, Ilir Hani, Eduart Karaj and Vullnet Karaj. Karaj, Coëley, Anderson dhe Barker pranuan fajin në procesin gjyqësor që nisi më 7 dhe 8 gusht 2017. Ndërsa Hani dhe Karaj nuk pranuan fajin megjithatë u shpallën fajtor pas një procesi gjyqësor që zgjati 5 ditë.
Ndaj tyre do të shpallet dënimi më 18 shtator. “Është e qartë se kjo bandë po përpiqej të organizonte trafikun, duke menduar për lekët që do të fitojnë dhe jo për jetën dhe sigurinë e njerëzve përfshi dhe të fëmijës. Ishte një punë e mirëorganizuar, por oficerët tanë ia dolën të zbulojnë sipërmarrjen e tyre kriminale. Shpresoj që ky rast të shërbejë si paralajmërim për të gjithë të tjerët që përpiqen të organizojnë trafiqe të tilla. Të gjithë do të përfundojnë para ligjit”, tha David Fairclough, përfaqësues i hetimit kriminal dhe financiar.
Një prej anëtarëve të bandës, shqiptari Eduart Karaj, 39 vjeç, i cili jetonte në Icknield Port Road u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar, duke tentuar të kalojë ilegalisht një person që vinte nga një vend jashtë Bashkimit Europian.
Dy shqiptarët e tjerë, Ilir Hani, 44 vjeç, nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, nga Great Colemore Street, gjithashtu në Birmingham, u dënuan për të njëjtën vepër penale, pas një gjyqi pesë ditor. Ende nuk është bërë e ditur nga mediat britanike se çfarë dënimesh kanë marrë anglezët.

 

Artikulli paraprakAsgjësohet grupi shqiptar që trafikonte drogë në Mykonos
Artikulli tjetërPolicët sillen si gangstera ndaj fatorinos që iu kërkon biletën