Arrin deri këtu, Federica: “Qeveria Rama shembull për vendet e BE”

Shefja për politikën të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka dhënë gjithë mbështetjen e saj kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve shqiptare.

Gjatë konferencës për media me kryeministrin, Mogherini deklaroi se Shqipëria ka sjellë rezultate konkrete me reformat, duke përmenduar atë në drejtësi, për të cilën tha se vendi është shembull edhe për vende anëtare të BE-së.
Sipas Mogherinit, Shqipëria duhet ta marrë çeljen e negociatave, por ky vendim tani është në dorën e vendeve anëtare.

Ajo iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë. Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit.
“Ne besojmë që partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën përgjegjësive.

Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë dhe i bashkuar i gjithë institucioneve të BE-së.

88% e qytetarëve shqiptarë ka një ndjesi pozitive ndaj BE-së. 92% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin objektiv anëtarësimin në BE dhe kjo ngarkon me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë.

Për mua në një farë mënyre kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditën e Europës nesër. Jam krenare që ditën e Evropës do ta festoj në Tiranë. Tek unë mund të mbështeteni. Në interesin e BE-së që ta fillojmë procesin e negociatave”, deklaroi Mogherini.

Artikulli paraprakTym e flakë tek Drejtoria e Policisë: Lironi djemtë!
Artikulli tjetërMe paterica dhe këmbë të fashuar nga dhuna policore, Lindita Protoduari proteston tek Drejtoria e Policisë