Kryemadhi për Mogherinin: Mogi të puthet me Ramën se i bashkon dashuria ruse

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi akuzua mbi qeverinë Rama, por shkoi edhe më tej.

E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhën zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve.Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”,- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por që është penguar prej dikujt. Sipas Kryemadhit, nuk dihet nëse janë koncesionet apo premtime të tjera, që e kanë ndalur Ramën nga dorëheqja.

“Edi Rama ka qenë i gatshëm për të dhënë dorëheqjen, por dikush e ka penguar. Se kush e ka penguar dhe nga cili qark, këtë mësojeni ju. Për këtë ju jeni gazetarë”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se ambasadorë të Republikës së Shqipërisë janë vënë në shërbim të kryeminstrit Rama për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat e huaja të cilat shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij. Kryemadhi tha se përballë kemi një kriminel në strukturuar në mënyrë perfekte.

“Edi Rama i rrëzuar është, por mos harroni se kë kemi përballë. Nuk ke përballë as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as Pandeli Majkon, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon. Kemi një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte me Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës, të cilët nuk i shërbejnë shtetit shqiptar.

Këta i shërbejnë si ambasadorë me vulën e ambasadës, me akredimentin e Ambasadës të Shqipërisë, nëpër institucionet mediatike, gazetat, televizionet, që kontrollojnë gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe artikuj kundër qeverisë të Edi Ramës.

Ambasadat shqiptare në Europë, ku ka artikuj në media të ndryshme që shkruhen artikuj kundër qeverisë së Edi Ramës, shkojnë deri aty sa me akredimentin, firmën e ambasadorit apo ambasadores, me vulën e Ambasadës së Shqipërisë, e përdorin për të shantazhuar apo kërcënuar gazetarë nëpër media të ndryshme.

Qofshin këto latine apo anglo-saksone. Kam prova dhe të dali të thotë Edi Rama që nuk është e vërtetë dhe unë do ti them ja ku e ke”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Artikulli paraprakKomandant “gjarpri” dhe vrasja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë
Artikulli tjetërFaqja e pare