Ambientalistët e konsiderojnë fitore ndalimin e ndërtimit të digave në Vjosë

Pavarësisht se në lumin e Vjosës nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve për ambientalistët projekte të tilla mbeten shqetësuese në të gjithë lumenjtë e vendit. Në një konferencë për lumin e Vjosës, ambientalistët thanë se tashmë shqetësimi mbetet konkret për lumenjtë e tjerë.
Fitorja e çështjes së lumit Vjosa në Gjykatën Administrative nga pala e qytetarëve dhe ambientalistëve është konsideruar një arritje e madhe nga këta të fundit.
Në një konferencë me temë: “Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen” përfaqësuesi i Eco Albania, Olsi Nika, tha se ndërtimi i hidrocentraleve mbetet ende një gangrenë për Shqipërinë.
Olsi Nika: Rasti i hidrocentraleve në Shqipëri, ne kemi më shumë se katër vjet që punojmë, nuk ka të bëjë vetëm me pjesën e ndikimeve që ka ai në mjedis, por sidomos me impaktet dhe ndikimet që ai ka në jetën socio-ekonomike të banorëve që jetojnë përgjatë kësaj lugine.
Një sërë shoqatash, jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja, u angazhuan në ndalimin e projektit për ndërtimin e hidrocentraleve dhe digave në lumin e Vjosës.

Artikulli paraprakTabaku: Në 2016, 434 milionë euro më pas investime të huaj
Artikulli tjetërMinistrat teknikë përplasen me Ramën