Tabaku: Në 2016, 434 milionë euro më pas investime të huaj

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka publikuar shifra dje në lidhje me largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria. “Në katër vjet të qeverisjes rilindase, Investimet e Huaja Direkte kanë shënuar rënie. Në vitin 2016 IHD ishin 434 mln euro më pak se sa në vitin 2013. Në raport me vitin 2015 janë mbyllur 302 ndërmarrje. Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare arsyet që e rendisin Shqipërinë si një vend të padëshiruar për bizneset lidhet; me taksa të larta, korrupsion galopant, konkurrencë të pandershme dhe çmim të lartë të energjisë elektrike. Partia Demokratike premton se përmes taksës së sheshtë 9%, taksës mbi biznesin e vogël që do të jetë sa 1.5% e xhiros dhe tatimit 0 mbi dividentët do të kthejmë Shqipërinë nga një histori depresioni kombëtar në një histori suksesi ndërkombëtar. Mbrojtja e pronës, regjistrimi i tyre, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ulja e burokracisë dhe ku taksat janë më të ulëtat e rajonit dhe të Bashkimit Europian do të mundësojë që vendi të jetë qendra e investimeve strategjike” shprehet Tabaku.

Artikulli paraprakKontratat koncesionare, ekspertët: Duhet transparencë dhe garanci për financat publike
Artikulli tjetërAmbientalistët e konsiderojnë fitore ndalimin e ndërtimit të digave në Vjosë