Akademia e Biznesit ALBtelecom, aty ku zhvillohen aftësitë menaxhuese të punonjësve

Akademia e Biznesit të ALBtelecom ka diplomuar 35 punonjës profesionistë të rinj. Kompania më e madhe e Telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, me këtë rast ka organizuar një ceremoni në ambientet e “ALBtelecom Business Academy”. Aty kanë qenë të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom Dr. Erkan Tabak, drejtori i Grupit të Teknologjisë Murat Çakmak, drejtori i Grupit Komercial, Omer Kuyucu, drejtori i Grupit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Vahap Yeroglu, si dhe akademikë e studentë.
Dr. Erkan Tabak ka shpallur “grupin më të mirë” dhe “studentin më të mirë” të kësaj akademie për këtë vit. Grupi më i mirë ka prezantuar idenë risi me temë: “Shërbimet e pasura të komunikimit” (Rich Communication Services). Këtë vit programi i akademisë u organizua në 9 module. Akademia e Biznesit të ALBtelecom është licencuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në kuadër të politikave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për arsimin profesional.
Ky program është projektuar për të zhvilluar më tej aftësitë menaxhuese të punonjësve, duke i përgatitur ata si liderë të së ardhmes. Procesi mësimor është ndërtuar duke kombinuar teorinë me praktikën, diskutimet mes studentëve me debatet konstruktive. Në përfundim të tij u përgatitën disa projekte dhe analiza studimore, ku u shfaqën aftësitë e perfeksionuara gjatë procesit mësimor, si dhe talentet me ide dhe projekte me vlerë, të cilat do të jenë subjekt implementimi në të ardhmen. Kjo sinergji e natyrshme dhe e shëndetshme mes studentëve dhe profesorëve me përvojë i ka dhënë një vlerë të madhe kësaj akademie.

Artikulli paraprakMbyllja e “Agon Channel”, shuma që Becchetti kërkon nga qeveria shqiptare, 1 miliard e 580 milionë euro
Artikulli tjetërFshehu përdhunimin dhe dënimin në Itali, dy dëbime dhe dënimin në Zvicër