7 të vrarë dhe 5 të plagosur në gusht, por vetëm dy të ndaluar, Berisha: bilanci afër zeros i narkopolicisë…

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, muaji gusht pati 7 vrasje dhe 5 plagosje, pra një bilanc vërtetë dramatik. “Krimi goditi ku deshi dhe kur deshi në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Rrëshen dhe Selenicë duke dëshmuar se Shqipërinë, vendin me numër ndër më të lartit të policëve për frymë, ai është dhe zotëruesi kryesor dhe i vërtetë i rendit”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

7 te vrare dhe 5 te plagosur ne gusht,
por vetem dy te ndaluar per 12 te vrare dhe plagosur!!

Ky eshte bilanci afer zeros i narkopolicise se Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit.

Te dashur miq, muaji gusht pati 7 vrasje dhe 5 plagosje, pra nje bilanc vertet dramatik. Krimi goditi ku deshi dhe kur deshi ne qytetet Tirane, Durres, Vlore, Elbasan, Fier, Rreshen dhe Selenice duke deshmuar se Shqiperine, vendin me numer nder me te lartit te policeve per fryme, ai eshte dhe zoteruesi kryesor dhe i vertet i rendit.

Deshmia me flagrante e rendit ne duart e krimit ne Shqiperi qendron ne faktin se, per 12 te vrare dhe te plagosur ne muajin gusht, narkopolicia e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit ka ndaluar vetem 2 persona pra ne 92% te rasteve vrasesit mbeten te lire, rezultat ky afer zeros i narkouniformave te narkoshtetit.

Ky rezultat afer zeros lidhet ne te gjitha rastet me faktin se vrasesit jane banda te partise ose vrasjet i kryejne ne bashkepunim te ngushte me policine.
Keshtu, vrasja e Endrit Çeles nga Kuset e lidhur si mishi me kocken me Partine e Krimit gjer ne nivelet me te larta, u mbajt e fshehur per 8 ore nga shefi i komisariatit 2 vetem e vetem qe tu jepte mundesi vrasesve Kusi te largoheshin ne drejtim te paditur.

Po keshtu, vrasesit e biznesmenit ne Vlore shetisin te lire ne qytet madje kercenojne edhe familjen e viktimave sepse i mbrone policia.

Po keshtu, Santjago u vra nga vrases te lidhur me policine vetem se ai filloi te shoqerohej me Saimir Trafikun dhe kjo ishte e mjaftueshme qe te urdherohej eleminimi i tij.

Autori i vrasjes se fundit ne Selenice, Tesi i partise i denuar me perjete ne vendin fqinj per vrasjen e dy shtetasve italiane, pritet te kryeje i mbrojtur nga policia vrasjen e rradhes.

Pra ne narkoshtetin e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit krimi ben ligjin dhe narkopolicia eshte ne funksion te tij! sb

 

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: PS është tronditur!
Artikulli tjetërEdi Rama, dhunues i grave dhe promovues i trafikantëve dhe përdhunuesve