Tabaku: Qeveria në ikje, edhe në ditët e fundit ushtron dhunë dhe presion mbi bizneset

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se, qeveria në ikje edhe në ditët e saj të fundit mendon veç si të ushtrojë presion mbi bizneset me vendime antikushtetuese.

“84% e bizneseve raportojnë se preken nga kriza, shkruan Tabaku në një postim në Twitter, kurse Qeveria merr vendime antikushtetuese t’i bllokojë llogaritë jo vetëm pronarit të biznesit”.

“Do  të ndryshonin dhe Kushtetutën me akt normative; tani mendojnë se urdhrat e ministrave vlejnë më shumë se Kushtetuta.

Dhe në ditët e fundit në ikje mendojnë veç si të shtrëngojnë biznesin, të ushtrojnë presion me tatimorë te dera me vendime antikushtetuese. Në vend të politikave lehtësuese, vendosin dhunën e presionin”, shkruan ish-deputetja.

Artikulli paraprakAlarmi i ekspertëve nga Londra: Një mutacion i ri i Covid kërcënon njerëzimin! Ja nga vjen
Artikulli tjetërInfektohet me Covid-19 edhe myftiu i Shkodrës