16 Marsi!

Qamil GJYREZI

Me datën 16 Mars, artistët e vërtetë, aktorë, regjizorë, piktorë, muzikantë, shkrimtarë, balerinë sëbashku me popullin e vërtetë të gënjyer dhe të vjedhur deri në palcë do ta shkërmoqin Edi Ramën. Spunton për shkrimin e mora nga deklarata që Kryeminsitri në ikje Edi Rama bëri tek emisioni i Bruno Vespës: “Ata qindra mijë që po shihni të përleshen në rrugë, nuk janë popull i revoltuar, por “aktorë” të opozitës që po luajnë rolin”!
Ju bëj thirrje të gjithë artistëve të vërtetë të zhgënjyer nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës, të të gjitha niveleve t’i bashkohen popullit të zhgënjyer nga qeverisja e krimit dhe të marrin pjesë në protestën e datës 16. Mars.2019!
Artistët e vërtetë janë edhe ata popull, kanë fëmijë për të rritur dhe shkolluar, kanë problematika të caktuara shoqërore dhe ekonomike, janë keqpërdorur deri në “palcë” duke u tallur me ta nga qeveria e Edi Ramës dhe politikat kulturore të Rilindjes! Në këtë protestë do të jenë patjetër aktorët e “Teatrit Kombëtar”, që mafia në pushtet deshi t’i prishte teatrin për intersa oligarkike dhe mafioze.
Biles kam besim se në këtë protestë do të marrin pjesë edhe ato që qeveria e Rilindjes i ka “gënjyer” me ndonjë rol ose ndonjë favor, duke ju bashkuar atyre që kanë mbrojtur shëmbjen e Teatrit Kombëtar!

Logjika është krejt e thjeshtë, mbasi artistët duhet të jenë gjithmonë bashkë dhe të mos “keqpërdoren” nga pushtetet dhe partitë. Protesta e datës 16.Shkurt.2019 kërkon shëmbjen e “sistemit të korrupsionit” të instaluar nga Rilindja dhe nuk kërkon ndryshimin e pushteteve dhe karrigeve. Në këtë protestë kam besim se do të marrin pjesë të gjithë artistët e arteve vizive të cilët janë përbuzur nga Edi Rama edhe kur ka qenë Kryetarë Bashkie i Tiranës para 18 vitesh.
Në këtë protestë kam besimin dhe mendoj se duhet të marrin pjesë të gjithë artistët e artve vizive të cilët janë përdhunuar nda drejtori i GKA, i emëruar nga Edi Rama.
Në këtë protestë kam besim dhe shpresoj se duhet të marrin pjesë të gjithë ata muzikantë, shkrimtarë, balerinë, regjizorë të cilët janë “ndëshkuar” nga politika e kësaj qeverie dhe shpresojnë një të ardhme më të mirë për vehte dhe fëmijët e tyre, pa krim dhe korrupsion! Arti dhe shkenca duhet të kenë një vend të rëndësishëm në një shoqëri.
Qeveria aktuale e ka shkatërruar dhe nënvleftësuar artistin dhe intelektualin! Prandaj 16. Marsi. 2019 duhet të jetë edhe “dita e artistëve të vërtetë” për një Shqipëri më të mirë dhe të drejtë për ta rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij që po luajnë rolin e “politikanit” në këto 6 vite!

Artikulli paraprakO i marrë e i dalë mendsh e duarsh komplet…
Artikulli tjetërRama kërkon dialog përmes kryehajdutit Taulant Balla