Rama kërkon dialog përmes kryehajdutit Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka marrë pjesë sot në protestën e banorëve të “Unazës së Re”. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, kryeministri Rama kërkon dialog me opozitën përmes Taulant Ballës, që sipas tij është kryehajduti i Rilinjdes.
Braimllari shtoi se, kreu i Grupit Parlamentar socialist para se të kërkojë dialog me opozitën duhet të vijë e të kërkojë dialog me banorët e “Unazës së Re”.
“Edi Rama sot nxori Taulant Ballën qe gjoja bënte thirrje për dialog. Po si mund të dialogohet me Taulant Ballën, i cili është kryehajduti i Rilindjes, i cili është personi që fiton në dëm të banorëve të Unazës së Re, që fiton tenderë publikë nëpërmjet krimit të organizuar, që emëron drejtues në administratën publike ne kundërshtim me ligjin. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes. Ndaj përpara se të kërkojnë dialog, Taulant Balla duhet të vijë këtu tu kërkojë falje banorëve të Unazës së Re, duhet të vijë të dialogojë me ta. Por nuk vjen, sepse ka frikë nga e vërteta, e cila e nxjerr zbuluar atë dhe qeverinë e tij. Ndaj ne jemi më të vendosur se kurrë për të shkuar me një zgjidhje për një qeveri transitore e cila krijon mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme në këtë vend dhe hap rrugën për në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë bashkëpunim me drejtuesit e krimit të organizuar, me hajdutët e Rilindjes. Bashkëpunimi është me qytetarët dhe banorët e Unazës së Re dhe me të gjithë shqiptarët. Sepse djegia e mandateve ishte një kërkesë e qytetarëve dhe ne sot jemi njësh me banorët e Unazës së Re dhe me gjithë qytetarët e Shqipërisë që e kanë dërguar në minorancë qeverinë e hajdutërisë së Edi Ramës”, u shpreh Braimllari.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI ftoi qytetarët në një protestë masive më 16 mars.
“Ndaj ju bëj thirrje që të bëhemi më shumë, të bëhemi bashkë, të ftojmë të gjithë miqtë tanë kudo që i kemi që më 16 mars të jenë të gjithë përpara Kryeministrisë sepse 16 marsi është fundi i hajdutërisë së Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe gjithë hienave të tij që po i pinë gjakun Shqipërisë”, ishte apeli i Braimllarit.

Artikulli paraprak16 Marsi!
Artikulli tjetërMinatorët e Fushë Arrësit në protestë: Firma e qeverisë na la 6 muaj pa rroga, ka garancinë e Taulant Ballës