Zyrtare, qeveria gjermane nuk legjitimon 30 Qershorin, i lë përgjegjësinë e dialogut qeverisë

Pas Shteteve të Bashkuara edhe Gjermania nuk e legjitimon 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve lokale. Qëndrimi vjen pas deklaratave dhe takimit të ministrit të Jashtëm gjerman, Maas me të deleguarin e Ramës, Cakaj. Gjatë një konference shtypi, Maas ka kërkuar dialog për të zgjidhur krizën politike duke përsëritur edhe qëndrimin për adresim në institucione të kësaj krize, por në asnjë rresht të deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm gjerman nuk flitet për legjitimim të 30 Qershorit.

Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi: “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Ajo çfarë duhet kuptuar përmes këtyre rreshtave është gjuha e qartë diplomatike e qeverisë gjermane në drejtim të Ramës ku i adreson atij dhe qeverisë direkt përgjegjësinë për dialogun politik, “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri duke folur për dialogun me opozitën.

“Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha ministri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”, ka vijuar ministri i Jashtëm gjerman, i cituar nga Dojçe Welle.

Cakaj ka deklaruar se qeveria nuk do të pranojë shtyrejn e datës se zgjedhjeve, por kjo deklaratë e Cakajt nuk ka miratim publik nga ministri Maas në konferencën e shtypit.

Rama dërgon në Gjermani për lobim 4 ministra dhe Taulant Pallën

Kohët e fundit Shqipëria ka dërguar një sërë ministrash për të bërë lobim në Gjermani për çeljen e negociatave me BE-në. Javën e kaluar ishin ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. Ndërsa të enjten, përveç ministrit Cakaj, në Berlin ndodhej edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u takua me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

Vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019.

Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johann David Ëadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Ëadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

Artikulli paraprakIsh-deputeti paralajmëron Ramën: Guxo të shkelësh sërish në Dibër…
Artikulli tjetërBundestagu gjerman si Hollanda: Negociatat hapen për Maqedoninë e Veriut, jo për Ramën