Zagani i përvishet Bolinos: Pastrues parash që do të përfundojë në burg

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani i është përveshur drejtuesit të medias qeveritare, Bolino duke e paralajmëruar për një fund të hidhur pas akuzave që rëndojnë mbi të.
Prej disa ditësh në median e drejtuar nga gazetari Karlo Bolino, ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani është etiketuar si spiun dhe si tradhëtar, pas nxjerrjes së disa dëshmive të shkëputura nga dosja e hetimit që prokuroria ka kryer ndaj tij.
Për vetë Zaganin e gjitha kjo është kronika e një vrasje të paralajmëruar, duke qenë se media në fjalë ka nxjerrë dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të Zaganit, informatat e të cilit kanë çuar në burg shumë njerëz.
Tashmë sipas Zaganit dosja është manipuluar nga ana e prokurorëve të çështjes, ndërsa sipas tij rrezikohet jeta e ish-bashkëpunëtorit të tij dhe familjes.
‘’Te besh gjyqe publike pa deshmitare historia e shkuar na tregon qe eshte me shume se e kollajte, te denigrosh mediatikisht nje person qe punon ne te miren e vendit historia ime personale na tregon se eshte akoma dhe me e thjeshte, e gjithashtu nga detyra ne jug te vendit me ka mesuar se te zhdukesh nje person, familje, apo fis duke treguar me gisht a me hunde eshte akoma edhe me e thjeshte, por te lash m.tin me s.urre ne 2018 eshte e veshtire, dhe me heret se vone do e kuptosh ti o 1 i Reportit o ideatori i pastrimit te parave te bunkereve te Artmafias me Bunkart, o Italo-Shqiptarit te p.rdhes me borzilok qe shpejt ne burg do te ndjesh. ART!”, shkruan mes të tjerave Zagani.
Ish-oficeri shton se ai do të mundohet të nxjerë të vërtetën, sadoqë qeveria dhe mediat pranë saj do të sulmojnë vazhdimisht figurën e tij.
REAGIMI I PLOTË:
Vrasja e parapaguar per te qene e paralajmeruar?!

Ne vendet me perqendrim kriminaiteti ka plot vrasjeje por te paralajmeruruara edhe mediatikisht jane te rralla, jo sepse nuk mund te behen te perditshme por duhet qe ato te ngjallin frike! Kjo frike nuk ka te beje me familjaret e te perzgjedhurve me takimin me krijuesin por me te ngjashmit me ta, apo me mire te themi me bashkepuntoret e atyre qe lidhen me te vdekurin qe ecen!
Historia e perfituesve nga frika e vdekjes eshte e perhapur nga te kater kendet e globit, por edhe pse ata jane te humburit e medhenj te historise si kriminel pa kreativitet ata vazhdojne te riciklojne gabimet e humbesve te historise te lashte e moderne edhe pse kta tanet i thone vetes e njeri-tjetrit “ARTIST”!
Thenie thone: historia e shkruar keq perseritet qe te rishkruhet.
Shembuj te pinokeve ka pafund ne histori, por me ekzemplari eshte ai qe lidhet me historine e Uikiliks, pas marrjes se kabllogrameve e per te pasuar me nje bum boteror Julian Assange u detyrua te bashkepunonte me mediat e shkruara me fame e beme Boterore dhe keta te fundit e kushtezuan revolucionarin e vendosur se nqs ata do te botonin kabllogramet ne to duhet te shkrueshin mekatet e jo mekataret dhe gazetat qe e moren mbi shpine kete revolucion morren origjinalin dhe redaktuan per llogari te vete perpara botimit çdo emer apo vendndodhje per çdo person qe mund ti rrezikohej jeta.
Nga njerez me pervoje e media te pergjegjshme kjo ndodhi shume vite me pare edhe pse kishin ne dore te reformonin rendin e ri Boteror te medias, por me pinoket e pushtetit feudal te narkotrafikut tone ky nuk perben nje mesim e gjithashtu nje vije te kuqe por nje mundesi qe nga krimi me pasoje vrasjen te nxjerrin perfitime ne shume drejtime, e veçanerisht ne qytetin e tmerruar nga zhdukjet e personave?!

Te me falin per hyrjen e gjate ne teme bashkeatdhetaret qe lodhen e kuptojne gjithçka nga leximi i titullit, por po flasim per jete njerzish, per denigrim familjesh e fisesh me keq e shumtuar se para 30 vitesh kur populli shpallej fajtor ne emer te popullit.
Flet SPIUNI i Dritan Zaganit, ishte titulli i vendosur nga baba Carlo kriusi i hundgjateve te medias Shqipetare, dhe pas shume paragrafesh afer fundit shkruante se ky ishte nje deponim ne prokurorine e Krimeve te Renda 5 vite me pare, ne kohen kur une isha ne burg e burimi im i informacioneve qe çoj ne burg disa persona nga grupe kriminale te ndryshme ishte shume kollaj i kercenueshem e shantazhueshem, po sot pas publikimit te inicjaleve te tij por publikimit te emrave te plote te çdo familiari e emrave te tij i qendron ai atyre deponimeve te dhena perpara prokuroria A. M dhe konfirmimit ne gjykaten e Fierit, a shkon dot baba Carlo dhe hundgjatet e tij ti marrin nje interviste eksluzive “spiunit te Zaganit”?!
Te besh gjyqe publike pa deshmitare historia e shkuar na tregon qe eshte me shume se e kollajte, te denigrosh mediatikisht nje person qe punon ne te miren e vendit historia ime personale na tregon se eshte akoma dhe me e thjeshte, e gjithashtu nga detyra ne jug te vendit me ka mesuar se te zhdukesh nje person, familje, apo fis duke treguar me gisht a me hunde eshte akoma edhe me e thjeshte, por te lash m.tin me s.urre ne 2018 eshte e veshtire, dhe me heret se vone do e kuptosh ti o 1 i Reportit o ideatori i pastrimit te parave te bunkereve te Artmafias me Bunkart, o Italo-Shqiptarit te p.rdhes me borzilok qe shpejt ne burg do te ndjesh. ART!
Un nuk mund te zhbej ate qe eshte vendosur, por mund te nxjerr çdo gje sado thelle te jete groposur, sepse ju njoh ju e seren tuaj ate qe ju jeni betuar sepse nuk dini te krijoni por veç te keq kopjoni sepse ndryshe nuk do te ishit keta qe jeni kriminel me pushke e pene uje i qelbur fund legeni.
Un ju sfidoj vazhdoni per çkeni nisur ti puljez, surrelsi dhe ai nga Kodra e Djellit.

Andi KURTI

Artikulli paraprakPse Rama thotë se do ta udhëheqë ai Protestën e Studentëve?
Artikulli tjetërHije skandali në konkursin e policisë për gradën kryekomisar. Përsëritet vlerësimi, ndryshohet lista fituese