Hije skandali në konkursin e policisë për gradën kryekomisar. Përsëritet vlerësimi, ndryshohet lista fituese

Testimet per gradatat në radhët e policisë vijojnë të jenë jo vetëm të kontestueshme por dhe të dyshmita duke krijuar precedentin e skandaleve që nuk kanë ndodhur deri më tani në Akademinë e Policisë së Shtetit.
Kur ende Prokuroria e Tiranës nuk ka mbyllur hetimin mbi skandalin mbi testin e bërë për gradën Komisarë, probleme janë konsistuar edhe në testimin për gradën “Kryekomisar”.
Testimi jo vetëm që është përsëritur dy herë, në kundërshtim me çdo rregullore, por dhe fitues janë shpalllur komisarë ngelës apo me rezultate të dobta.
Konkursi për gradën kryekomisar ndër radhët e polcisë së shtetit ishte planifikuar të zhvillohej më 12 nëntor të vitit 2018. Në bazë të një urdhëri të lëshuar më datë 9 nëntor nga Drejotri i Përgjithshëm i policisë së shtetir, Ardian Veliu thuhej se testimi do të ishte më 100 pyetje ku vlerësimi kishte 1 pikë për çdo pyetje. Burime të besuesme thanë, se ky urdhër është shkelur me të katër këmbët dhe në mënyrë flagrante. 260 oficerëve që konkuruar për gradën “kryekomisar” iu tha se rregulat e testit kishin ndryshuar.
Në bazë të një urdhër të ri, nxjerrë mëngjesin e 12 nëntorit, kryepolici kishte vendosur që testimi do të bëhej me 50 pyetje me nga 0.8 pikë dhe 5 pyetje, që ishin me zhvillim do të vlerësoheshin me nga 12 pikë. Komisioni vlerësues përbëhej nga Shkelqim Saço dhe Arjan Selita, të dy ish drejtues të lartë të Policisë dhe petagogë në Akademinë e Sigurisë.
Komisioni vlerësues, pas tre ditësh shpalli listën fitese ku vetëm 30 oficerë në konkurim mundën të siguronin mbi 70 pikët që është dhe kriteri për të fituar gradën kryekomisar, nga 130 që duhet të ishin shpallur fitues.
Por menjeherë pas kësaj, disa nga oficerët konkurues ngritën pretendime për mënyrën e konkurimit dhe vlerësimit të testimit. Megjithëse lista e fituesve nuk u shpall, në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit u adresuan një sërë ankesash që, përveç ndryshimit të rregullave të konkurimit në minutën e fundit u kontesua dhe procesi i vlerësimit.

Kandidatët për gradë ngritën pretendime mënyrë e kontrollimit të përgigjeve të shtjelluara nëpërmjet aparaturës “Scantron”. Oficerët pretendojnë se gjithkush që përgjigjet, mund të mos vlerësohet objektivisht nëse nuk lexohet me vëmendje shtjellimi i pyetjes.
“Si rregull duhet të ishte afishuar lista fituese me pas të bëheshin ankimimet. Në na çuan me email vetëm kodin që mbante gjithësecili konkurent, por kurrë rezultatin e testimit, megjithëse përfundoi brënda tre ditëve”- thotë një prej oficerëve.
Drejtoria e përgjithshme e Polcisë së Shtetit ka pretendimet e ngritura për të ngritur nga disa oficerë për të ngritur një grup ekspertësh që do të lexonte pyetjet e dhëna në përgjigje për testim e kryer më 12 nëntor.
Por për disa oficer ky është vetëm një preteks pasi realisht ishte një skemë për të shallur domosdoshmërisht oficerë fitues e që njihen si përkrahës së drejotrit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si Agim Hoxha, Edlira Zeqo, Ervin Dervishi, Adriatik Duqi.
Në listën e parë, fityese të nxjerrë nga dy ish pedagogët e akademisë këto emra nuk janë fitues, dhe rezultatet e tyre janë shumë më të ulta.
Në fund të nëntorit, Drejotoria e Policisë së shtetit ngriti një tjetër komision vlerësimi, i cili në kundërshtim me të parin mori dy javë kohë për të shpallur kryekomisarët e rinj të armatës së policisë. Lista fituese, me mbi 70 pikë, në rivlerësimin e dytë është 61 kryekomisarë.
Procesi i rivlerësimit është bërë në mungesë të plotë të trasparencë. Oficerët që morën pjesë në konkurim thonë se nuk dinë as se kush është komisioni i vlerësimit as edhe mbi çbaza është bërë për përzgjedhja e re duke shtuar edhe numrin e oficerëve të graduar. Vetëm gjë që dihet, është publikimi i listës përfundimtare të fituesve, pasditen e së premtes në Akadaminë e Policisë.

“Kur kryekomisarëve nuk ju lexohet shkrimi ne provim dhe duan grup ekspertesh dhe ju japin pikët kaluese si mundet të jenë drejtues për nivelet e drejtimit a vallë duhen dhe grup ekspertesh për t;iu shpjeguar dhe vartësve se çfarë detyrash ju lenë me shkrim”- thotë një prej ekspertëve të policisë.
Por me shpalljen e listës së rivlerësuar, ku dolën fitues 61 kryekomisarë drejtuesit e policisë së shtetit e quajnë të mbyllur procesin e testimit ndër radhët e tyre, ndërkohë që vetë konkurentët ngrenë dyshime për afera në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë së shtetit.
Ky është rasti i dytë që konkurset ndër radhet e policisë shoqërohen me skandale dhe kontestohen nga vetë oficerët në konkurim.
Më herët, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave gjeti shkelje dhe kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës procesin e gradës Komisar dhe Kryekomisar. Ndërkohë ka shkuar në 100 numri i ankimimit nga konkurentët e dy gradave pranë SHÇBA-së, të cilët prentendojë parregullsi gjatë procesit si edhe publikim të tezës së provimit. Në verifikim për këto kallëzime, janë kreu i policisë Ardi Veliu, zëvendësja e tij, Aida Hajnaj si edhe drejtoi i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema.

1 1 1

4 7

Artikulli paraprakZagani i përvishet Bolinos: Pastrues parash që do të përfundojë në burg
Artikulli tjetërRevolta popullore, shkarkon qeverinë për të shpëtuar veten, fundi i Ramës është afër