Lala: Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë! Tregon lidhjet e politikës me krimin e organizuar

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e RAI3 për qeverinë shqiptare.

E ftuar në emisionin Kjo javë në News24, Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze.

Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Artikulli paraprakKëto janë institucionet më të paditura për pushimet e padrejta nga puna, mbi 170 mln euro dëmshpërblim nga shteti në 10 vite
Artikulli tjetërFerit Duka zbulon dritëhijet e shekujve osmanë në hapësirën shqiptare