Vjen mbështetja nga Europa për protestat në Shqipëri: Asnjë kompromis me demokracinë

Europa po lëviz nga ideja fikse e vendosur shumë vite më parë sipas të cilës më e rëndësishme është stabiliteti se demokracia në vendet ballkanike. Protestat duket se kanë ndërgjegjësuar mbarë botën dhe Europën për kauzën e drejtë të protestave që po zhvillohen në Shqipëri.

Sot, ka ardhur mesazhi i parë i fortë publik i mbështetjes së protestave nga PPE që është grupimi më i madh politik në Bashkimin Europian.

Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Kryetari i PD, Basha ka cituar mbështetjen e Presidentit të PPE për protestat në Shqipëri

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias. “PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, është shprehur më pas Basha.

Kjo është një deklaratë mjaft e fortë dhe konfirmon ndryshimin e pozicionit të deritanishëm të Europës, se primare nuk mund të jetë më stabiliteti, por demokracia, dhe kjo nuk mund të kalohet tanimë lehtë nga Rama.

Në përfundim të protestës së opozitës, Basha deklaroi se “beteja që ka nisur është pa kthim. Historia na tregon se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!”

Artikulli paraprakTrump: Po hetojnë suksesin elektoral më të madh në historinë e SHBA, ta publikojnë!
Artikulli tjetër20 forca të RENEA-s rrëmbejnë dhe arrestojnë organizatorin e protestës te Unaza e Re