Video/ Ja si mbushen kutitë e votimit: Komisionerët e PS, a keni ndonjë procesverbal të pa falsifikuar?

Votimet e 30 qershorit kishin probleme pa fund që vënë në dyshim procesin, por edhe me skandaloz po rezulton numërimi. Deri më tani, janë gati 20 bashki në gjithë vendin kur rezulton se numri i votave është më i madh se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në proces. E thënë ndryshe, në kuti janë hedhur vota më tepër sesa numri i qytetarëve që kanë votuar në qendrat e votimit. Nëse kishte dyshime se numri 21% i pjesëmarrësve ishte manipuluar, me shifrat e KQZ dhe ato të rezultatet e numërimit provohet konkretisht se 30 qershori ishte farsë. Skandali i mos përputhjes së shifrave është një tjetër provë konkrete që lë pa argumente edhe vetë drejtuesit e fushatës së PS-së në çdo bashki.

Probleme me mos përputhjen e shifrave shihen thuajse në gjithë bashkitë e vendit, gjë e bënë procesin jo vetëm të pabesueshëm, por edhe të manipuluar totalisht. Është një situatë që edhe OSBE/ODIHR që në këtë proces ishte dukshëm në krah të qeverisë, sot u gjend e papërgatitur për ta komentuar dhe tha vetëm një fjali për hetime.

KQZ dhe anëtarët e saj në PS thonë se gabimet me mospërputhjen e shifrave janë njerëzore dhe vijë për shkak të raportimeve që kanë bërë komisionerët. Sigurisht që ka gabime njerëzore në çdo proces, por më parë këto gabime kanë qenë minimale. Nuk dilnin 2 apo maksimumi 5 vota në një qendër votimit, gjithë qarkun. Sot po rezulton se ka diferenca nga 100 deri në 3 mijë vota në disa bashki dhe ky nuk është gabim. Në shqip ka një emër të më të qartë: vjedhje dhe manipulim. Sepse 5-7 komisionerë që ka çdo komision nuk mund të jenë aq injorantë në matematikë sa të ngatërrojnë deri në 2 mijë vota në një bashki.

Dhe çuditërisht votat e ngatërruara shkojnë për Partinë Socialiste edhe në këshillat bashkiak. Justifikimi i KQZ është jo vetëm naiv, por edhe manipulues për opinionin. Këto nuk janë zgjedhjet e para që KQZ zhvillon dhe u gjetën të papërgatitur teknikisht. KQZ ka një staf të madh që hedh të dhënat dhe i verifikon dhe e dinë saktësinë e informacionit para se e publikojnë.

Komisionerët nuk e kanë pasur as për herë të parë që plotësojnë tabelat standarde të KQZ, madje dhe janë trajnuar dhe janë paguar me lekë shtesë për këtë punë. Njerëzit e PS në komisione, në zgjedhjet e tjera kanë qenë aq skrupuloz, sa kanë kthyer numërimin edhe për 1 votë, ndërsa sot të gjithë kanë harruar të bëjnë llogaritë dhe si padashje shtojnë mijëra vota pa votues realë.

Nga një vështrim i rezultateve del se shumë pak bashki kanë rezultat të njëjtë me pjesëmarrjen zyrtare të votuesve që ka publikuar KQZ. Një manipulim i tillë nuk ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje të tjera, kur shifrat rriten fiktivisht dhe nuk ka asnjë hetim administrativ.

Sot u fol vetëm për verifikim administrativ. Por më shumë se kaq jemi para një manipulimi që po bëhet me urdhra dhe dokumente shtetërore. Prokuroria duhet të kishte nisur me kohë hetimet për një proces maskaradë.

Sa për fitoren e PS, me skandalet që po dalin, komisionerët politikë duhet t’i shuajnë opinionit publik vetëm një kureshtje: A kanë lënë ndonjë procesverbale pa falsifikuar?

ZGJEDHJEZEZA SHQIPËRIPër turp e marre, Faqe gjithë botës,Zgjedhjezeza Shqipëri!PërdhunshëmVjedhësit e votës,Turpërisht u sollën prapë me ty!

Gepostet von Luan Rama am Montag, 1. Juli 2019

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drejt së ardhmes. Beteja jonë vazhdon edhe më e fortë dhe më e vendosur
Artikulli tjetërEdhe në Shkodër kandidati i Ramës mbi 1 mijë vota më shumë se sa votues