Ushtria e Kosovës/ Berisha: Ditë historike për kombin shqiptar!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur ngritjen e Ushtrisë së Kosovës.
Vendimi i Kuvendit të Kosovës të ditës së sotme është një akt historik, shkruan ish-Kryeministri Berisha në një postim në Facebook.
Mesazhi i ish-Kryeministrit Berisha
Të dashur miq, sot parlamenti i Republikës se Kosovës, ne një akt historik për konsolidimin e pavarësisë se saj votoi për ngritjen e Ushtrisë.
Duke përshëndetur përzemërsisht këtë votim, uroj qe forcat e armatosura te Kosovës te shndërrohen ne një partnere te vërtet te ushtrive te SHBA dhe vendeve anëtare te NATO-s, garanci e kufijve te Republikës se Kosovës dhe kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit te rajonit tone.
Urime Kosove.

Ushtria e Kosoves

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës: Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik!
Artikulli tjetërIsco, Bale dhe tifozët që braktisën stadiumin: Solari “i hedh ujë zjarrit”