Basha i përgjigjet Ramës: Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik!

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës për vettingun në politikë. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se, asgjë nuk e shpëton ‘hajdutin psiqik’.
Reagimi i plotë i Bashës
Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten!
Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve.
Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!
Pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, reagoi kryeministri Rama duke sulmuar kreun e PD, Basha.

1111 1

Artikulli paraprak“Venecia”, lajm i mirë për shqiptarët dhe i keq për politikanët mafiozë
Artikulli tjetërUshtria e Kosovës/ Berisha: Ditë historike për kombin shqiptar!