Urgjent dhe shumë e rëndësishme! Thirrje drejtuar qytetarëve: Fotografoni agjentët e policisë pa numra identifikimi

Ish-deputeti Kastriot Islami, një prej figurave kryesore të PS-së në të paktën 2 dekada, u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për të fotografuar të gjithë agjentët e policisë, që nuk mbajnë numra identifikimi dhe ushtrojnë presione.

Islami shkruan se me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në mënyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë “vajza” si police që ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjale të ndyra.

Reagimi i Islamit vjen në një kohë kur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka legjitimuar mungesën e numrave të identifikimit te uniformat e punonjësve të policisë. Sipas Lleshajt, nuk ka asgjë anti-ligjore, dhe mungesa e numrave mbron policët nga denigrimi.

Në protestat pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kundër qytetarëve që protestonin, u ushtrua dhunë nga njerëz me uniformë, që ishin të maskuar, dhe nuk mbanin numrat e identifikimit.

Thirrja nga Kastriot Islami

Urgjent dhe shumë e rëndësishme!

Të nderuar miq,

Ju ftoj juve në nismën për të fotografuar me ndihmën e celularit tuaj të gjithe policët e policet që nuk mbajnë mbi uniformë as numrin dhe as numrin e identifikimit.

Më e mira është që t’i fotografoni duke ruajtur qëtësinë sa herë ju ndalojnë edhe sikur t’ju duken policë të “rregullt”.

Shënim: me shumë gjasa Rama dhe Lleshaj kanë “veshur” në menyrë antiligjore individë me rekorde kriminale si policë “vajza” si police që ditën dalin pa numër identifikimi për të terrorizuar qytetarët kurse natën po të njëjtat “vajza” futen në emra anonime në fb, rrjetet sociale e portale për t’ju kërcënuar e ofenduar me fjale të ndyra.

Këto janë shenjat e një diktature që po jep shpirt. Këtë mesazh shpërndajani të gjithë miqëve tuaj në fb, ne whatsup, në portale dhe kudo.

Artikulli paraprakGazeta holandeze: Shembja e pabesë e Teatrit Kombëtar gjatë Koronës. Ky është vetëm fillimi!
Artikulli tjetërBanorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës ngrihen në protestë