Ulja e numrit të deklarimeve të të ardhurave

Çdo vit qytetarët në Shqipëri që kanë të ardhura më të larta se 2 milionë lekë në vit duhet të paraqesin në zyrën e taksave deklaratën e të ardhurave. Sipas ligjit për deklarimin e të ardhurave, afati për plotësimin e formularit është data 30 prill. Në deklaratë përfshihen të ardhurat nga pagat, aksionet, interesat bankarë, honorare, qira, lotari, dhurata apo të ardhura të përfituara nga jashtë. Sipas revistës “Monitor”, në prill të vitit 2016, pra duke iu referuar të ardhurave të vitit 2015, janë dorëzuar në zyrën e taksave vetëm 6,341 deklarata, ndërsa një vit më parë, më 2015-ën, ishin më pak se 5,700 deklarata. Kjo do të thotë se në të gjithë Shqipërinë janë më pak se 6,500 persona që kanë të ardhura vjetore më të larta se 2 milionë lekë të reja në vit. Kjo nuk është aspak e besueshme. Në Shqipëri, sipas INSTAT deri në vitin 2015, kishte të paktën 103 mijë persona fizikë të regjistruar si biznes i vogël, nga të cilët një e treta me TVSH, pra me të ardhura nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit – dhe të paktën 25 mijë shoqëri kapitalesh, 85 mijë karta krediti dhe përafërsisht qarkullojnë 420 mijë makina, çdo vit importohen të paktën 2 mijë makina të reja dhe 30 mijë të përdorura

Artikulli paraprakNë prag fushate, 80 milionë dollarë nga bankat gjatë muajit shkurt
Artikulli tjetërEvazion 26 milionë euro në 24 biznese