UEFA përcakton arbitrat për ekipet shqiptare

Kjo mesjavë do të jetë vendimtare për fatin e skuadrave shqiptare që marrin pjesë në kompeticionet europiane, sepse do të luhen takimet e kthimit të vlefshme për raundin  kualifikues të Champions League dhe Europa League. Në ndeshjet e radhës do të mësohet nëse Partizani, Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës do të vazhdojnë ose jo aventurën e tyre në Europë për këtë sezon. UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e skuadrave shqiptare. Të mërkurën në Budapest, sfida e dytë mes Ferencvarosit dhe Partizanit do të gjykohet nga një treshe arbitrash estonezë, ku kryesor do të jetë 35-vjeçari Kristo Tohver.
Asistentë të tij do të jenë Sten Klaseen dhe Jan Roos, ndërsa gjyqtar i 4-t Eiko Saar. Kristo Tohver është një arbitër i njohur për skuadrat shqiptare në kompeticionet europiane, sepse më herët ai ka drejtuar sfidat Sioni Bolnisi-Flamurtari 2-3 për Europa League, Kukësi-Mladost Podgorica 0-1 po për këtë kompeticion dhe Skënderbeu-Sporting Lisbonë 3-0 në fazën e grupeve të Europa League. 35-vjeçari estonez është një gjyqtar që në shumicën e rasteve nxjerr shumë kartonë dhe këtë gjë e kanë provuar Flamurtari dhe Skënderbeu. Për të tentuar kualifikimin brenda në Hungari, Partizani duhet të zhvillojë një lojë të kujdesshme. Në Europa League takimi i “Elbasan Arena”-s mes Kukësit dhe Austrisë së Vienës do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Islanda me kryesor, Vihjalmur Thorarinson dhe asistenë të tij Johann Gudmundson dhe Byrgneir Valdimarsson. Gjyqtar i 4-t do të jetë islandezi Hjaltalin. Thorarisson nuk është një arbitër shumë i njohur në arenën europiane edhe pse sëfundmi ka vendosur drejtësi në sfidën për turin e dytë kualifikeus të Europa League mes belgëve të Genk dhe malazezëve të Buducnostit.
Nëse shikon statistikat e tij, Thorarisson është një gjyqtar në shumicën e rasteve kursehet në nxjerrën e kartonëve. Për Shkëndijën e Tetovës do të jetë 3-she gjyqtarësh nga Belgjika me kryesor Erik Lambrechts, ndërsa asistentë të tij do të jenë Karel De Rocker dhe Jo de Weirdt. Arbitër i 4-t Frederik Geldhof. Sfida e kthimit  mes kuqezinjve dhe  azerëve të Neftci Bakut do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Philipi 2” në Shkup.

Artikulli paraprakPogba tek United
Artikulli tjetërNë shtëpinë e “kreut” të puçit ushtarak, Gylen: Si u transformua Erdogan