Pogba tek United

Telenovela e gjatë rreth të ardhmes së Pol Pogba duket se po shkon drejt fundit. Sipas britanikes “The Sun”, francezi i cili ka qenë në bisedime gjatë kësaj kohe me Real Madrid, Barcelonën, Mançester Junajtid, Mançester Sitin dhe Bajern Mynihun, pa hedhur asnjëherë poshtë mundësinë e qëndrimit te Juventusi, më në fund ka vendosur të kthehet në “Old Traford”, ndërsa klubi italian do të përfitojë 125 milionë euro nga shitja e tij.
Pogba, i cili u largua nga Mançester Junajtid në vitin 2012, ishte kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Murinjos që në ditën e tij të parë te “djajtë e kuq”. Si tabloidi britanik, ashtu edhe e përditshmja franceze “L’Equipe” raportojnë sot se Murinjo ka rënë dakord për shumën që do të shpenzohet për lojtarin dhe rrogën e tij, pasi e cilëson një investim shumëvjeçar dhe të rëndësishëm.
Manchetser United është i vendosur për të arritur marrëveshjen me mesfushorin francez Pol Pogba. United janë të gatshëm që të japin shifrën që do të thyej çdo rekord botëror të transferimeve që mund të kenë ndodhur ndonjëherë, shifrën e 105 milionë paund. Ku po Pogba do të përfitojë 202 mijë paund në javë. Sipas lajmeve që qarkullojnë “Djajt e kuq” janë të gatshëm që të nënshkruajnë me Pogba për një marrëveshje 5-vjeçare.
Por para se të siguroj mbylljen e transferimit të Pogba, Manchetser United, po vonon publikimin numrave të lojtarëve që do të mbajnë në fanellë për sezonin e ardhshëm. Numrin 10 që mban Pogba tek Juventus e ka kërkuar, Rooney si lojtari që mban këtë numër prej shumë vitesh.
Drejtuesit e Machester United, kanë menduar që të publikojnë numrat e rinj të lojtarëve pas përfundimit të turit në Kinë që përfundon në fund të muajit korrik dhe deri në atë kohë besohet se mund të jetë mbyllur marrëveshja me Pol Pogba. Ndërkaq, është zbuluar se rroga bazë e lojtarit do të jetë 241 mijë euro në javë, ndërsa para se të hedhë firmën në kontratë, ai do të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së martë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të gjigantit Ibrahimoviç te Manchester United, një legjendë e “Djajve të kuq”, Cantona, e uroi ekipin për blerjen më të fundit, por duket se menjëherë u ndje i kërcënuar, teksa thumboi suedezin duke thënë se ekziston vetëm një mbret i Manchester United dhe ai ishte vet francezi.
Megjithatë, Zlatan nuk mund të qëndronte pa reaguar mbi këtë deklaratë dhe reagimi ka ardhur ashtu siç di të përgjigjet ai. “Unë e admiroj Cantona-n dhe e dëgjova se çfarë tha, por unë nuk dua të jem mbreti i Manchester-it, por zot i tij”, tha Ibra.

Artikulli paraprakMosmarrëveshje mes Zidan e Perez për Martin Odegard
Artikulli tjetërUEFA përcakton arbitrat për ekipet shqiptare