Trump me dorë të fortë, vjen vendimi i parë pas zgjedhjeve

Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së Jeff Sessions ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Vendimi është bërë publik nga vetë Session.
Siç shkruan BBC, vendimin për largimin e Jeff Session e ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë.
‘Ne jemi të kënaqur që të bëjmë të ditur se Mattheë G. Ëhitaker, shefi i kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions në Departamentin e Drejtësisë, do të bëhet Prokurori ynë i Përgjithshëm. Ai do të shërbejë mirë vendin tonë,’, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.
Edhe presidenti Trump komentoi vendimin në Tëitter:
‘Ne falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj atij një detyrë të re, që do të njoftohet më vonë’.
Prej kohësh Presidenti Trump kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.
Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.
Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

Artikulli paraprakKushtrimi i fëmijës ndaj Ramës: “Do ta mbroj me gjak atë shtëpi, nuk janë lekë droge”
Artikulli tjetërBasha, video-mesazh nga Helsinki: Mbështetje nga PPE për çlirimin e vendit dhe zgjedhjeve nga krimi