Trump akuza të forta OBSH: Ndikoi në përhapjen e virusit, përse na kërkuan të mos mbyllim kufijtë me Kinën?

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar Organizatën Botërore të Shëndetit për rekomandimet e gabuara që ka dhënë në “çdo aspekt” të pandemisë së koronavirusit, prandaj ka kërcënuar me frenimin e fondeve nga Organizata Ndërkombëtare.

“Ata na kanë bërë një lojë mjaft të keqe, ata janë nxituar dhe nuk duan që kufijtë të mbyllen duke e quajtur të gabuar. Ata me të vërtetë bënë një paralajmërim, por unë do të thosha se çdo aspekt i OBSH është i gabuar.”- ka thënë Trump ditën e djeshme në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Madje përmes një postimi në rrjetet sociale Trump është shprehur se ndihet me që fat nuk pranoi të zbatonte sugjerimin e OBSH për të mbajtur të hapur kufijtë me Kinën.

“OBSH ndikoi në shpërthimin e virusit. Për disa arsye, e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, megjithatë shumë e përqëndruar në Kinë. Ne do t’ju japim një lajm të mirë. Për fat të mirë unë i kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës. Pse na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”- ka shkruar Trump.

OBSH ngriti alarmin për shpërthimin e koronavirusiy në Wuhan të Kinës që në mes të janarit, duke përcaktuar pandeminë COVID-19 si një emergjencë globale shëndetësore në 30 janar, kur ishin vetëm 8.200 raste në 18 shtete të botës. Por tashmë koronavirusi që prej asaj kohe ka bërë kërdinë në të gjithë globin, duke u përhapur në më shumë se 1.4 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 81,000 të tjerë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Zyrtarët e OBSH e shpallën koronavirusin një pandemi në 11 mars, kur kishte vetëm 121,000 raste nën rang global. Vetëm në ShBA, tani ka më shumë se 380,000 raste, sipas Hopkins. Ndërsa zyrtarët e OBSH kanë vlerësuar reagimin e ShBA-së ndaj koronavirusit, ata gjithashtu kanë qenë kritik ndaj disa prej politikave dhe praktikave të Trump në Amerikë.

“Viruset nuk njohin kufij dhe nuk kujdesen për përkatësinë tuaj, ngjyrën e lëkurës tuaj ose sa para keni në bankë. Pra, është me të vërtetë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në gjuhën që përdorim që mos të çojë në profilizimin e individëve të lidhur me virusin.”– tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH-së, në një konferencë shtypi të 18 marsit kur u pyet për Trump-in komente që nxisin dhunë ndaj aziatikëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kur Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi shpërthimin e koronavirusit një emergjencë globale shëndetësore në janar, ai u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë të qeta dhe të mos imponojnë masa që ndërhyjnë padrejtësisht në tregtinë ndërkombëtare ose tek udhëtimi.

“Është koha për fakte, jo për frikë. Kjo është koha për shkencë, jo për thashetheme. Kjo është koha e solidaritetit.”- tha ai më 30 janar.

Artikulli paraprakAdministrata Trump, 250 miliardë fonde të tjera asistence për bizneset e vogla
Artikulli tjetërPapa “mallkon” ata që përfitojnë ekonomikisht nga virusi: Zoti i….