Papa “mallkon” ata që përfitojnë ekonomikisht nga virusi: Zoti i….

Papa Françesku sot nga Vatikani ka dënuar ashpër ata që përfitojnë ekonomikisht dhe shohin avantazhe monetare nga pandemia e COVID-19.

Në Itali por dhe në gjithë botën grupe kriminale apo organizata mafioze janë vendosur në lëvizje për pajisjet mjekësore dhe ilaçe dhe Papa këtë e ka quajtur një veprim mafioz.

Sipas Papës, të gjithë kanë Judën e vogël brenda vetes po ata që kryejnë këto veprime thotë se ”Zoti i prektë në zemër dhe i ktheftë nga rruga”.

Duke ju referuar Biblës Papa bëri krahasimin mes Jezusit dhe Judas duke thënë se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm të ndajmë të mirën nga e keqja, ndihmën nga interesi personal.

Artikulli paraprakTrump akuza të forta OBSH: Ndikoi në përhapjen e virusit, përse na kërkuan të mos mbyllim kufijtë me Kinën?
Artikulli tjetërShefi i Urgjencës së Kirurgjisë: Mbështes plotësisht propozimet e Bashës