Tjetër talent shqiptar në Serinë A

Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet kolonisë së madhe të kuqezinjve të regjistruar në skuadrat e Serisë A italiane. Talenti 16-vjeçar shqiptar, Franz Pjetri, i është bashkuar skuadrës së Udinezes, me të cilën në fakt kishte arritur akordin që në muajin shtator.
Lojtari i talentuar kishte kaluar vitet e fundit në Australi, me ekipin e Istern Junajtid, ku ishte vënën nën urdhrat e ish-mbrojtësit të Parmës, Davide Pelegrini. Ky i fundit e kishte ndihmuar më pas të siguronte provën si te Udineze, ashtu edhe te Roma, ku trajnerit Luçianio Spaleti i kishte bërë përshtypje paraqitja e tij. Por në fund, Pjetri kishte nënshkruar me Udienzen, të cilës iu bashkua zyrtarisht edhe nga ana e dokumentacionit gjatë ditës së sotme.
Mbrojtësi ka luajtur në vitin e kaluar me kombëtaren U-17 në eliminatoret e Europianit dhe pritet që edhe në vazhdim të jetë një element konstant në përbërjet e kombëtareve të moshave, pasi ka arritur të tregojë të gjithë vlerat e tij dhe të bindë përfaqësuesit e FSHF-së.
Qendërmbrojtësi pritet të luajë me ekipet e moshave të Udinezes në këtë vit të parë të tij te klubi italian, por falë karakteristikave fizike që ka, 192 centimetra i gjatë, nuk është çudi që të grumbullohet herë pas here edhe me ekipin e parë të klubit, i cili njihet për hapësirat që u jep lojtarëve të rinj.
Në verë, ai tërhoqi dhe vëmendjen e trajnerit të Romës, Luciano Spalleti, por ishte Udinese që fitoi konkurencën me verdhekuqtë. Pjetri është pjesë e skuadrës së 17-vjecarëve të Shqipërisë, me të cilën ka luajtur 3 ndeshje, ndërsa cilësohet si një lojtar me shumë cilësi, duke qenë 192 centimetra i gjatë. Ai luan në rolin e mbrojtësit dhe klubi italian i Udineses, që ka një prej akademive më të zhvilluara në Itali e shikon si një investim serioz për të ardhmen.

Artikulli paraprakMemushaj: Duam 3 pikë me Sassuolon
Artikulli tjetërLeo Mesi, drejt PSG apo Interit?!