Leo Mesi, drejt PSG apo Interit?!

Zërat për pakënaqësitë e Mesit te Barcelona bëjnë të shpresojë sërish PSG. Prej kohësh Emiri nga Katari ëndërron yllin argjentinas, por për të përditshmen franceze “L’Equipe”, parizienëve ju duhet të bëjnë llogaritë me konkurencën e Interit. Natyrisht që bëhet fjalë për hipoteza të merkatos që duhet thënë se mbeten ende larg realitetit.
Dyshimet me të ardhmen e pesë herë fituesit të Topit të Artë ngrejnë gjithsesi skenarë të rinj, edhe pse siç kujton e përditshmja franceze në 2014 PSG arriti të realizonte kontaktet e para me të atin e Mesit, por pastaj argjentinasi zgjodhi për rinovimin faraonin e kontratës prej 35 milionë eurosh në vit deri në 2018. Një vit e gjysmë nga përfundimi i saj, në moshën 29-vjeçare yllit të Barcelonës nuk i mungojnë ofertat, pasi edhe Manchester City sipas mediave angleze është gati të paguajë klauzolën e plotë prej 250 milionë eurosh, ashtu si edhe PSG, ndërkohë që edhe Interi konsiderohet si një blerës i mundshëm, pasi me kalimin nën pronësinë e kinezëve do të jetë më i fortë ekonomikisht.
Problemi për zikaltërit është se Seria A nuk i garanton Mesit të njëjtin nivel si La Liga apo Premier League dhe për të patur qoftë edhe një shpresë të vakët, Interi duhet të kualifikohet më parë në Champions League. Gjithsesi ai që qetëson tifozët e Barcelonës nga të gjitha këto spekulimke është i ati i Mesit, njëkohësisht edhe menaxheri i tij. “Nuk ka asnjë rrezik që Mesi të largohet nga Barcelona, deklaroi Jorge Mesi për radion spanjolle “Cadena Ser”.

Artikulli paraprakTjetër talent shqiptar në Serinë A
Artikulli tjetërReali harron të fitojë