Dy fjalë për Kuvendin Zgjedhor të PD Elbasan

Nga Adriatik Hidri

Nesër (të shtunën) zhvillon punimet Kuvendi i Degës Elbasan për zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së degës.
Të zgjedhurit do të votohen nga delegatët që janë anëtarë të KK, kryetarët e njësive, kordinatorët siç e përmban Statuti i PDSH.

Dy kandidatët në garë për Kryetar Dege janë Naim Meta dhe Bledar Xhindi.

Naim Meta është Nënkryetar i Partisë dhe Kryetar i Njësisë Bradashesh.
Naimi është anëtar i partisë demokratike që në vitet “90.
Është diplomuar në Administrim Biznes, dhe aftësitë profesionale të tij janë shfaqur sukseshëm në punën e tij.

Kontributi i tij ndër vite në PD është vlerësuar jo vetëm nga anëtarët e PD por dhe nga komuniteti ku ai jeton e punon.

Naimi përfaqëson vlerat më rë mira të PD, gëzon reputacion të mirë dhe është i gatshëm në shërbim të njerëzve.

Bledar Xhindi, Kryetar i Njësisë 2 “Visarjon Xhuvani.
I diplomuar si mësues në Histori- Gjeografi dhe Master Shkencor “Studime historike” Bledari është një vlerë në Partinë Demokratike.
Prej vitesh anëtar i PD dhe kontributor në shërbimin qytetar, Bledari shfaq vlerat më të mira dhe gëton respekt në komunitetin e mësuesve, miqve dhe shokëve të tij.

Kuvendi i Elbasanit përmbyll riorganizimin dhe riformatimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratikw Dega Elbasan.

Artikulli paraprakDeputetja e PD Merita Bakiu: Opozita bëhet sot duke luftuar korrupsionin që ka mbuluar Shqipërinë dhe jo duke amnistuar të korruptuarit!
Artikulli tjetërU kthyen nga emigrimi dhe investuan në sera me perime, familja Haka: S’ka fitime