Tjetër e vdekur nga koronavirusi, shkon në 12 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.

82-vjeçarja është viktima e 12-të nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të prekurve ka arritur në 223.

Artikulli paraprakSipas protokollit europian, Ogerta!
Artikulli tjetërSi liroi Rama nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA