Tersi i Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur pas humbjes me rezultat 0-6 ndaj Kroacisë.
Bunjaku ka thënë se do të mësojmë nga gabimet dhe shpresojmë ndaj Ukrainës të kemi një rezultat pozitivë.
“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënojmë. Kishim një kundërshtarë të rrezikshëm. Dhe tre ditë e kemi lojën tjetër dhe duhet të shkojmë tutje”.
“Reparti defanziv? Kemi bërë ndryshime, tani do bëjmë rotacione. Mirëpo nëse analizojmë rastet, më vjen keq për golin e fundit pasi ishte i panevojshëm, ndërsa në tre golat e parë ata treguan kualitetin”.
‘Duhet të kuptojmë se kjo kombëtare është në rritje dhe ka vend për përmirësime”.
“Qëllimi jonë ka qenë të luajmë 4-2-4, pasi doja t’i ndalja pasimet në mesfushë dhe harkimet. Por, edhe ne kemi pasur raste dhe mendoj se është dashur të shënojmë, kemi ndryshuar vazhdimisht dhe jemi munduar të përshtatemi kundërshtarit”.
“Pikat pozitive? Përfundimet e shumta të aksioneve, kemi pasur posedim të mirë, nuk duhet të shohim vetëm zi. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë”.
“Ukraina? Do analizojmë këtë ndeshje dhe të përmirësohemi, do të jetë një sfidë e fortë. Falënderojmë tifozët dhe besoj pas dy vitesh do të përmirësohemi shumë dhe do tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj përfaqësuese”, ka thënë Bunjaku.

Ujkani: Humbje e thellë

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka kërkuar falje për humbjen e thellë në ndeshjen ndaj Kroacisë.
“Rezultati është i rëndë nuk ka diskutim, të gjithë e dimë sa e fortë është Kroacia dhe besoj se është normale të humbësh, edhe pse ne kemi dashur një rezultat pozitiv për republikën tonë. Na vejnë keq, por kanë ndodhur gabime të vogla, sepse jemi ekip i ri me djem të ri”.
“Atmosfera brenda grupit është fantastike duke pasur parasysh historinë tonë, na vjen keq vetëm për rezultatin që është i rëndë dhe kërkojmë falje”
“Por, ne kemi talent dhe mund të rrezikojmë dhe qëllimi jonë është që të bëjmë grupin më të mirë dhe të shkojmë përpara”.
“Do të përgatitemi mirë për ndeshjen ndaj Ukrainës dhe shpresojmë të mos i bëjmë të njëjtat gabime dhe do ta japim maksimumin në fushë”, ka deklaruar Ujkani.

Artikulli paraprakShqipëria e para në grup
Artikulli tjetërFaqja e parë