Shqipëria e para në grup

Djelmoshat e Gianni de Biasit e nisën takimin mirë dhe më qetësi kërkonin rastin për gol.
Më goditjen e parë në portë kuqezinjtë kaluan në epërsi. Ishte minuta e 12 ku pas një aksioni të bukur nga e majta ku Aliji harkoi në zonë dhe gjeti kokën e Odise Roshit, i cili pason bukur te Hyka që shënon në afërsia. Ishte edhe portieri që e ndihmoi golin.
Lojtari më në formë i Shqipërisë ishte Roshi që rrezikoi dy herë radhazi në minutën e 24-të dhe 28-të.
Edhe Gjimshit provoi me kokë në minutën e 30-të, por pa sukses. Në fund të pjesës së parë Shqipëria mbetet pa Burim Kukelin që u largua shkaku i lëndimit. Në pjesën e dytë i pari rrezikoi Lila, që gjuajtja e tij shkoi jashtë. Në minutën e 69, Balaj rrezikon, por portieri i Lihtenshtajnit bënë pritje bravuroze. Pas vetëm një minute erdhi edhe goli i qetësisë. Harkon Hysaj dhe me kokë ngulit topin në rrjetë Balaj për 2-0. Deri në fund Shqipëria e kontrolloi ndeshjen dhe provoi disa herë nga distanca.
Kuqezinjtë pas kësaj ndeshje kanë 6 pikë dhe udhëheqin në renditje para Spanjës dhe Italisë që kanë nga 4 pikë.
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi është shprehur i kënaqur për rezultatin por jo dhe aq për lojën pasi ishte i mendimit se kuqezinjtë mund të kishin luajtur dhe më mirë. Për vendin e parë në grup pas barazimit të ndeshjes Itali-Spanjë, De Biasi tha se kjo nuk do të thotë asgjë pasi deri tani janë luajtur vetëm dy ndeshje në grup.
Italiani nuk e sheh vendin e parë në grup si një avantazh në rrugëtimin drejt një vendi në Botërorin 2018. “Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm, zakonisht në favorin tonë nuk ka asgjë. Italia dhe Spanja u përballën me njëri-tjetrin dhe ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën”, tha de Biasi.
Pas dy ndeshjeve Shqipëria renditet e para në grup me 6 pikë duke lënë pas Italinë dhe Spanjën me nga 4 pikë.

Artikulli paraprakBetejë kundër kunetërve në qeveri dhe trafikantëve
Artikulli tjetërTersi i Kosovës