Tension dhe revoltë në universitete! Studentët përplasen me policinë: Çfarë vaksinimi, hape rrugën!

Viti i ri akademik ka nisur me tensione në disa fakultete për shkak të vendimit të autoriteteve për të mos lejuar në auditore studentët pa certfikatë vaksinimi apo test COVID-i negativ.

Studentët pa këto dokumente nuk u lejuan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe kjo solli përplasje verbale mes tyre dhe punonjësve të sigurisë së fakultetit, të cilët kanë thërritur në ndihmë dhe efektivët e policisë.

Po ashtu studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda. Në video dëgjohen studentët, që thonë “Çfarë vaksinimi, hape rrugën për studentët”.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe te fakulteti i Histori-Filologjisë në Tiranë, si dhe në Vlorë.

Ndërkohë, studentët e pavaksinuar në Tiranë nisën mbledhjen e firmave për kryerjen e testeve PCR falas.

Në disa universitete në vend, studentët janë lejuar të futen pa certifikatë vaksinimi apo test Covid-i, ndërsa në të tjera jo. Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se të edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditorë. Sipas Artur Adilit, ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

fff

Artikulli paraprakBraktisja e arsimit të lartë, Ina Zhupa: Rreth 20 mijë studentë më pak në universitete
Artikulli tjetërQindra tonelata mollë groposen në Dibër për shkak të mungesës së tregut dhe pafuqisë blerëse!