Mirlind Daku “abonohet” me golin, i 3-ti radhazi në Rusi, sulmuesi kuqezi në formë

Mirlind Daku vijon të tregojë formën e mirë në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e radhës me Rubin Kazan, teksa realizoi në të 90-tën minutë, për t’i dhënë kështu një pikë ekipit të tij ndaj CSKA-së së Moskës.

Për lojtarin kuqezi ky është goli i tetë në kampionat dhe i 3-ti radhazi. Me përformancat e fundit, shanset që Daku të jetë pjesë e listës së kombëtares për premierën e Europianit janë rritur ndjeshëm.

 

Artikulli paraprakShkaku më i zakonshëm i vdekjes, embolia pulmonare dhe simptomat e saj
Artikulli tjetërÇfarë synon vizita e Presidentit kinez në Serbi?