Studimi, kanella qetëson dhembjet më shumë se sa ilaçet

Studimet kanë dalë në përfundimin se kanella mund të jetë më e dobishme në lehtësimin e dhimbjeve sesa Ibubrufeni. Ky përfundim ka dalë nga një sondazh që është bërë një një numër të madh grash ku ka rezultuar se kanella është një ilaç më efektiv kundër dhimbjeve sesa ibubrufeni. Rëndësi i është kushtuar edhe përdorimit të ibubrufenit nga ana e grave, për dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Një grua që ndien dhimbje një herë në muaj, duke marrë ibuprofen për të lehtësuar dhimbjen, gjatë jetës së saj do të thotë se ajo do të konsumojë një sasi të konsiderueshme të ilaçeve farmaceutike. Problemet me stomakun dhe problemet kardiovaskulare janë vetëm dy nga ndërlikimet që mund të vijnë me marrjen e qetësuesve për vite. Prandaj kërkimet e reja kanë konfirmuar se ekziston një alternativë më e mirë. Hulumtimet e kryera në Indi dhe të botuara në Journal of Clinical and Diagnostic Research zbuluan se kanella është erëz me lehtësim më efektiv të dhimbjeve, sidomos për gratë. Kanella, sikurse shafrani i Indisë ka vlera të mrekullueshme medicinale. Është e njohur për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak, mban nën kontroll presionin e gjakut dhe “vret” dhimbjet. Ajo është përdorur për shekuj në mjekësinë lindore. Filloni ta përdoni edhe ju kanellën, në rast se doni të qetësoni dhimbjet në mënyrë natyrale!

Artikulli paraprakThirrja e Bashës: Të çlirojmë vendin nga kjo bandë
Artikulli tjetërNdarje e Kosovës? Vuçiç për mediat serbe: Rama është në krah të Serbisë