Thirrja e Bashës: Të çlirojmë vendin nga kjo bandë

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje popullit që të ngrihet në protestë për të larguar qeverinë Rama, pasi sipas tij është e inkriminuar dhe korruptuar, ndërsa hoqi nga skema e ndihmës ekonomike 20 mijë familje. “Kjo qeveri nuk tha sot për mbi 20 mijë familje shqiptare që u është hequr ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Asnjë ndjenjë, zuzarët kanë zgjedhje shkojnë i blejnë me thesin e miellit me Habilajt dhe Balilajt, por pas zgjedhjeve i harrojnë. Vendimi për heqjen e ndihmës është i Ramës për t’i hequr bukën e gojës mijëra familjeve, ajo është detyrim për familjet që nuk kanë të ardhura. Shpikën një sistem pikëzimi, refuzojnë ta bëjnë transparent, tregoi se po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë për ndihmë ekonomike, por refuzon të tregojë sistemin e pikëzimit, krim i dyfishtë. Po të kishim një prokurori të pavarur do ta merrte të pandehur marionetën e Ramës dhe vetë atë, pasi nuk ka krim më të madh. Ftoj qytetarët shqiptarë t’u bashkohen, pronarëve, studentëve, artistëve dhe punonjësve të Fierit që protestuan sot, që të marrim fatin tonë në duart tona, ne jemi shumica”, tha Basha.

Artikulli paraprakBerisha: Disa luajnë me diamante, po ata me valvula në zemër po vdesin, nuk ka hollues gjaku në farmaci
Artikulli tjetërStudimi, kanella qetëson dhembjet më shumë se sa ilaçet