Spiropalizimi i qeverisë dhe vdekjet gratis të shëndetësisë “falas”!

Nga Elton LASKA

Propaganda është kura e fundit për Covid-19 dhe për ekonominë që po merr tatëpjetën për shkak të mbështetjes së ulët të shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama mesa duket është i fundit që do ta kuptojë, teksa gjatë konferencës së sotme shqiptarëve u ofroi propagandë dhe nuk dha asnjë përgjigje për kërkesat për rritje të numrit të testimeve, apo për subvencionim të ilaçeve për pacientët e prekur me Covid-19.

Nga goja e kryeministrit sot mësuam se Shqipëria e ka menaxhuar pandeminë më mirë se vëndet e BE-së madje dhe se vetë SHBA-ja, teksa kur e dëgjoja të fliste mu kujtua 69 vjeçari, Reshat Gremi, që ditën e djeshme i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali Covid-1. M’u kujtuan edhe tre pacientë të tjerë që u vetëhodhën nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë tre muajve të fundit. M’u kujtuan dhjetëra pacientë që presin me ditë të tëra përpara spitaleve për të kryer një tampon. Janë me dhjetëra ata që kanë humbur jetën në pritje të përgjigjes së tamponit, por për kryeministrin shqiptar dhe shpurën e tij të haremit, kjo ndodh edhe në vende të tjera dhe për këtë bëhen edhe filma.

Unë kam kryer edhe fakultetin e shkencave mjeksore dhe i kuptoj shumë mirë problemet me të cilat sot përballet sistemi, ndaj qeveria me urgjencë duhet të marrë parasysh propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe t’i vërë në zbatim si e vetmja masë për të parandaluar një katastrofë humanitare, pasi brishtësia e sistemit tonë shëndetësor nuk e përballon një valë masive infektimi si kjo që po ndodh.

Një familje shqiptare me të ardhurat që i siguron nga pagat në Shqipëri e ka të pamundur të përballojë faturën e kripur për kurimin e një pacienti me covid-19, ku vetëm për një person është të paktën 100 mijë lekë të reja.

Dua të kujtoj se paga minimale në Shqipëri është vetëm 26 mijë lekë të reja, pjesën tjetër të llogarisë bëjeni vetë.

Në këtë periudhë të vështirë dhe ndihma nga jashtë është thuajse e pamundur pasi të gjitha vendet sot po përballen me kapacitete të plota me koronavirusin.

Qeveria Rama në krye të herës duhej të merrte masa për të kufizuar lëvizjen për pensionistët dhe target-grupet më të rrezikuara nga Covid-19. Unë i shikoj me dhimbje rradhët e pensionistave tek posta ku fare mirë pensioni i tyre mund të dërgohej në shtëpi pa kosto.

Asnjë masë nuk po nerret në kohë, ndaj sot po flasim për shifra që na trondisin, ku numri i viktimave ka shkuar në mbi 580 dhe janë mbi 25.300 raste të infektuar.

Ramën dhe Manastirliun i ftoj të vizitojnë spitalin provizor në Kurbin, pasi edhe pse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit spitali i Laçit nuk është ndërtuar as në 3D.

Koha që qytetarët të marrin vetë në duar fatin e tyre dhe të kenë një përfaqësim dinjitoz është pranë, por kjo kërkon angazhim, seriozitet dhe alternativë.

Narkodiktatorët duhet të përfundojnë në analet e historisë, aty ku e kanë vendin dhe shqiptarët meritojnë një qeverisje që ka prioritet ata dhe jo krimin e oligarkët.

Artikulli paraprakVideo-filmat e Ramës në spitalet e Covid janë mashtrim! Pacienti: Ju tregoj çfarë ndodh në spitalin “Shefqet Ndroqi”
Artikulli tjetërPas  makinës së blinduar, Lulzim Berishës i rikthehet edhe nafta e sekuestruar nga OFL