Sondazhi/ Rritet vlerësimi negativ për qeverinë Rama

Në sondazhin e Report Tv të realizuar për muajin nëntor në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre dhe për punën e qeverisë. Në total 38.5% kanë dhënë mendim pozitiv, kurse 61.5% negativ.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot, 24.3% janë shprehur anoj pozitivisht duke shënuar një rritje krahasuar me vlerësimin që dhanë në sondazhin e një muaji më parë kur votuan 22.3% pozitiv.

Sot 14.2% qytetarë thonë ‘anoj pozitivisht’, ndërsa 30.1% thonë ‘anoj negativisht’. Në tetor 18.6% ishin “anoj pozitivisht”, kurse 29.2, “anoj negativisht”.

‘Negativ’ janë përgjigjur 31.4% e qytetarëve. Në tetor 29.9% votuan negativisht

Artikulli paraprak“Duhet të edukojmë lexuesin”, gazetari Agim Baçi për Panairin e librit: Nuk duhet të funksionojë vetëm për shitje librash, por për debat
Artikulli tjetërVettingu për politikanët – Jupi: Ka ardhur koha për një elitë të re, me vizion evropian